‘Çmendet’ nafta, mbi 100 dollarë për fuçi, Trump: Çmim fare i vogël për paqen globale

‘Çmendet’ nafta, mbi 100 dollarë për fuçi, Trump: Çmim fare i vogël për paqen globale

Çmimi i naftës kapërceu për ta parën herë që nga pushtimi i Ukrainës në vitin 2022 nivelin e 100 dollarëve për fuçi, teksa lufta ne Lindjen e Mesme hyri në ditën e dhjetë. Nafta Brent, treguesi ndërkombëtar, u rrit më shumë se 30 përqind të dielën, duke arritur në një moment 119 dollarë për fuçi, pasi u shtua frika e një ndërprerjeje të zgjatur të furnizimeve energjetike globale. Kuotimi u stabilizua më tek rreth 110 dollarë për fuçi pasi The Financial Times raportoi se ministrat e financave të G7 do të diskutonin përdorimin e rezervave të naftës në koordinim me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë. Presidenti amerikan Donald Trump, i cili ceshtjen e kostos së jetesës e kitheu në një nga shtyllat e fushatës së tij...