Çfarë përfshin një memorandum i mundshëm me SHBA? Irani zbulon objektivat
Një memorandum i mundshëm mirëkuptimi mes Iranit dhe SHBA-së përfshin përfundimin e luftës në të gjitha frontet. Siç raporton agjencia iraniane e lajmeve Tasnim, kjo përfshin edhe ndalimin e sulmeve izraelite në Liban, ndërsa SHBA-ja do të angazhohej gjithashtu për lehtësimin e sanksioneve ndaj naftës iraniane gjatë negociatave. Nëse arrihet marrëveshja, Ngushtica e Hormuzit nuk do të rikthehet plotësisht në statusin e saj para luftës, por në vend të kësaj numri i anijeve që lejohen të kalojnë do të rikthehet në nivelet para luftës brenda 30 ditësh. Irani, sipas agjencisë, thekson zbatimin e të drejtave të tij sovrane mbi Ngushticën e Hormuzit përmes mjeteve të ndryshme, detajet e të cilave do të bëhen publike më vonë. Ndërkohë, Irani këmbëngul në lirimin të paktën të pjesshëm...
Burimi:
opinion.al