Çfarë modeli të mbrojtjes ka Finlanda, që Albin Kurti po e merr si shembull?

Çfarë modeli të mbrojtjes ka Finlanda, që Albin Kurti po e merr si shembull?

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se është “më e mençur” për vendin që të ketë mbrojtje gjithëpërfshirëse apo totale, sesa shërbim të detyrueshëm ushtarak, që kishte premtuar kaherë. Në këtë drejtim, gjatë një konference për media më 28 maj, ai përmendi modelin e Finlandës dhe vendeve baltike. “Një model që i ngjan atij të Finlandës dhe vendeve baltike, ku ti nuk e bën ushtrinë një grumbull të madh njerëzish, që mandej duhet ta strukturosh e ta pajisësh, por në vend të kësaj përcakton funksione e detyra konkrete dhe vende të caktuara për qytetarët në rast të rreziqeve të ndryshme nga fatkeqësitë natyrore e deri te lufta e armatosur”, tha Kurti. Kjo nuk është hera e parë që përmendet mundësia e mbrojtjes gjithëpërfshirëse nga...