Çfarë kërkon Trump me tarifat shtesë për 8 vende evropiane për Groenlandën, marrëveshja tregtare me BE-në mbetet pezull
BBC e përshkruan njoftimin e Trump për të vendosur tarifa 10%+15% për tetë vende evropiane (Britania, Franca, Gjermania, Danimarka, Norvegjia, Holanda, Suedia dhe Finlanda) që dërguan trupa në Grenlandë si një veprim të paprecedentë për t’i detyruar ato të mos kundërshtojnë planet e aneksimit të vendit. “Kemi dëgjuar disa kërcënime ekonomike të pazakonta dhe të papritura nga Presidenti Trump vitin e kaluar, por mendoj se mund të thuhet me siguri se kjo i tejkalon të gjitha dhe na çon në një territor surreal dhe absolutisht të rrezikshëm”, thotë BBC në analizën e saj , duke iu referuar një forme lufte ekonomike që Shtëpia e Bardhë po u imponon aleatëve të saj më të ngushtë, pasi nga njëra anë kërcënimi ka të bëjë me një periudhë...
Burimi:
top-channel.tv