Çfarë dimë deri tani për paktin mes SHBA dhe Iranit

Çfarë dimë deri tani për paktin mes SHBA dhe Iranit

Marrëveshja e arritur mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit po paraqitet nga Donald Trump në ditën e tij të datëlindjes si fundi i luftës që zgjati më shumë se tre muaj dhe si një fitore strategjike amerikane në Lindjen e Mesme. Megjithatë, detajet që kanë dalë deri tani tregojnë se bëhet fjalë më shumë për një armëpushim të zgjeruar dhe nisjen e një procesi të ri negociatash sesa për një zgjidhje përfundimtare të konfliktit. Sipas elementëve të bërë publikë, Irani do të rihapë Ngushticën e Hormuzit, rrugën detare nga e cila kalon një pjesë e madhe e naftës së tregtuar në botë, ndërsa SHBA do të heqë bllokadën detare që kishte vendosur ndaj porteve iraniane. Armëpushimi ekzistues do të...