Buxheti i mbrojtjes së NATO-s rritet me 20%, Mark Rutte: Kthesë historike për Aleancën
NATO ka shënuar një rritje të fortë të shpenzimeve ushtarake. Në raportin vjetor për 2025, Sekretari i Përgjithshëm Mark Rutte deklaron se vendet anëtare kanë rritur buxhetin e mbrojtjes me 20%, duke e cilësuar këtë si një moment kthese për Aleancën. Sipas të dhënave, 32 vendet e NATO-s kanë investuar rreth 94 miliardë dollarë më shumë krahasuar me një vit më parë. Mesatarisht, shpenzimet për mbrojtjen kanë arritur në 2.77% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për çdo vend, duke kaluar qartë objektivin minimal prej 2%. Në total, buxheti i përbashkët i mbrojtjes ka shkuar në rreth 1.400 miliardë dollarë. Në krahun tjetër, presidenti amerikan Donald Trump vijon me kritika të forta ndaj aleatëve. Ai është shprehur i zhgënjyer, duke thënë se vendet e NATO-s “nuk...
Burimi:
javanews.al