Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor: 40% më pak fonde kundër ndikimit rus
Qeveria britanike ka vendosur të reduktojë me 40% fondet e destinuara për të luftuar agresionin dhe dezinformimin rus në Ballkanin Perëndimor, një rajon që kryeministri Keir Starmer e ka cilësuar si jetik për sigurinë kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar. Financimi përmes Fondit të Sigurisë së Integruar (ISF) do të bjerë nga 40 milion paund vitin e kaluar në vetëm 24 milion paund për periudhën 2025-26. Kjo ulje lidhet me politikën e re të Starmer për reduktimin e Ndihmës Zyrtare për Zhvillim (ODA) për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, duke synuar që deri në vitin 2027 ODA të ulet nga 0.5% në 0.3% të të ardhurave kombëtare bruto. Kështu, ky vendim përfshin Shqipërinë, Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. Rajoni i...