Britania e Madhe zotohet të mos i nënshtrohet Trumpit për çështjen e Grenlandës
Sekretarja britanike e Kulturës, Lisa Nandy, është zotuar se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk do t’i nënshtrohet presionit nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili ka njoftuar planet për të vendosur tarifa tregtare ndaj vendeve evropiane që kundërshtojnë përpjekjen e tij për të blerë Groenlandën. Trump pretendon se sovraniteti i SHBA-së mbi Groenlandën është i nevojshëm për sigurinë kombëtare dhe se Danimarka dhe anëtarët e tjerë evropianë të NATO-s nuk mund ta mbrojnë atë nga një pushtim hipotetik kinez ose rus. Ky veprim ka tërhequr kritika të ndryshme në Evropë, ku vendet e kanë akuzuar Uashingtonin për minimin e bllokut ushtarak. “Qëndrimi ynë për Groenlandën është i panegociueshëm. E kemi bërë shumë të qartë këtë. Dhe do të vazhdojmë ta bëjmë të qartë”, tha Nandy për...
Burimi:
ntv.al