Britania dislokon sistem raketash antidron me kosto të ulët në Lindjen e Mesme
Britania ka vendosur një sistem të ri raketor me kosto të ulët në Lindjen e Mesme, në një lëvizje që synon forcimin e mbrojtjes kundër sulmeve me dronë që synojnë “forcat, qytetarët dhe partnerët rajonalë të Mbretërisë së Bashkuar”. Ministria e Mbrojtjes tha në një deklaratë të shtunën se Sistemi i Avancuar i Armëve Precize për Shkatërrim (APKWS) tashmë është instaluar në avionët luftarakë RAF Typhoon që operojnë në rajon, duke u mundësuar avionëve të shkatërrojnë dronë dhe kërcënime të tjera “me një pjesë të kostos” së raketave që përdoren aktualisht. “Sistemi tashmë është vendosur në operacione në Lindjen e Mesme me misione të kryera nga avionët luftarakë RAF Typhoon të Skuadronit 9, si pjesë e misioneve për të mbrojtur popullin britanik, interesat dhe partnerët...
Burimi:
syri.net