Britania ashpërson kontrollet e azilit

Britania ashpërson kontrollet e azilit

Mbretëria e Bashkuar do të nisë përdorimin e inteligjencës artificiale për të vlerësuar moshën e azilkërkuesve, në një përpjekje për të identifikuar të rriturit që paraqiten si të mitur gjatë procedurave të azilit. Nisma pritet të zbatohet nga viti i ardhshëm, por ka ngjallur kritika nga organizatat për të drejtat e njeriut dhe profesionistët e shërbimeve sociale. Sipas Ministrisë së Brendshme britanike, teknologjia e re do të analizojë fotografitë e marra gjatë procesit të regjistrimit të migrantëve, duke ndihmuar oficerët kufitarë të përcaktojnë nëse personat që deklarojnë se janë nën moshën 18-vjeçare janë në të vërtetë të rritur. Sistemi është zhvilluar në kuadër të një kontrate me vlerë 322 mijë paund (rreth 432 mijë dollarë), e dhënë kompanisë së teknologjisë Akhter Computers. Autoritetet kanë bërë...