Brazil – Dhëndri vret gruan në mes të dasmës pas një debati

Brazil – Dhëndri vret gruan në mes të dasmës pas një debati

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në São Paulo, ku një 55-vjeçar dyshohet se vrau bashkëshorten e tij vetëm pak orë pas ceremonisë së martesës. Viktima është identifikuar si Nazila Duenas Nascimento, ndërsa në pranga ka përfunduar bashkëshorti i saj, Daniel Barboza Marinho, i cili akuzohet për vrasje. Sipas autoriteteve braziliane, ngjarja ndodhi gjatë festës së dasmës në zonën e Campinas, ku mes çiftit shpërtheu një debat i fortë. Situata degradoi me shpejtësi dhe, sipas dëshmive, 55-vjeçari nxori armën e shërbimit dhe qëlloi ndaj gruas së tij. Pas të shtënave të para, ai u largua nga vendi i ngjarjes, por më pas u kthye sërish dhe hapi zjarr edhe një herë ndaj 34-vjeçares së sapomartuar, duke shkaktuar panik mes të ftuarve. Familjarët dhe të afërmit, të tmerruar nga ajo...