Bota po përballet me një mungesë të fuqisë punëtore

Bota po përballet me një mungesë të fuqisë punëtore

Në Evropë, dhe veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, armiqësia ndaj emigrantëvepo rritet. Në të njëjtën kohë, ekonomitë më të pasura të botës janë tepër të interesuara për punëtorë të huaj.  Por migrimi i fuqisë punëtore po bie në nivel global, edhe pse shoqëritë në plakje përballen me mungesë gjithnjë e më të madhe të fuqisë punëtore, sipas një raporti të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), që u publikua muajin e kaluar. Trendi filloi shumë kohë para rizgjedhjes së Donald Trump, i cili gjatë fushatës së tij të suksesshme, sulmoi emigrantët. Sipas OECD-së, një organizatë që monitoron politikat globale ekonomike dhe sociale, migrimi i fuqisë punëtore në 38 vende anëtare ra me më shumë se një të pestën në vitin 2024. Rënia i atribuohet më pak kërkesës...