Bota në alarm, Irani gati të godiste me raketa Ukrainën

Bota në alarm, Irani gati të godiste me raketa Ukrainën

Irani ka shqyrtuar mundësinë e një sulmi raketor ndaj një porti ukrainas në Detin e Zi, në shenjë hakmarrjeje pas sulmit ndaj një anijeje iraniane në Detin Kaspik, raporton The New York Times. Ukraina goditi të shtunën një anije mallrash iraniane në Detin Kaspik. Nga sulmi mbeti i vrarë një marinar dhe u plagos një tjetër anëtar i ekuipazhit. Zyrtarët iranianë paralajmëruan hakmarrje. Një sulm iranian ndaj Ukrainës do të sillte një përshkallëzim të ndjeshëm të konfliktit, veçanërisht për shkak të marrëdhënieve të ngushta mes Teheranit dhe Moskës, si dhe tensioneve të vazhdueshme mes Iranit dhe Ukrainës. Sipas raportimeve, situata u zbut pas kontakteve diplomatike. Ministri i Jashtëm ukrainas në detyrë, Andrii Sybiha, zhvilloi një bisedë me homologun iranian Abbas Araghchi, duke theksuar se veprimet...