Bota mban frymën/ Irani refuzon planin e Trump, SHBA gati të zbarkojë trupat në Lindjen e Mesme
Një zëdhënës i ushtrisë iraniane ka ironizuar pretendimet e SHBA-ve për negociata, duke thënë se amerikanët “po negociojnë vetëm me veten”.Nënkolonel Ebrahim Zolfaghari deklaroi se “fuqia strategjike” e SHBA-ve është kthyer në dështim dhe akuzoi Washingtonin se po përpiqet të paraqesë humbjen si marrëveshje.Ai theksoi se Irani nuk do të pranojë kurrë marrëveshje me SHBA-të, duke e bërë të qartë refuzimin e planit 15-pikësh për armëpushim të dërguar përmes Pakistanit.Ndërkohë, Pentagoni pritet të lëshojë një urdhër zyrtar brenda orëve të ardhshme për vendosjen e afërsisht 3,000 ushtarëve amerikanë nga Divizioni i 82-të Ajror, një nga njësitë elitare të ushtrisë, në Lindjen e Mesme.Sipas raportimeve të Wall Street Journal, ky dislokim synon të mbështesë operacionet kundër Iranit, megjithëse zyrtarët amerikanë theksojnë se ende nuk është marrë...
Burimi:
ntv.al