“Bota është përballë një zgjedhjeje kritike”/ Forumi Ekonomik Botëror në Davos, Macron: Ligji i më të fortit, qasje koloniale
Në fjalimin e tij gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, presidenti francez Emmanuel Macron theksoi se bota është përballë një zgjedhjeje kritike: të pranohet ligji i më të fortit, që do të çonte në një “qasje të re koloniale”, ose të mbrohet multilateralizmi efektiv, i cili i shërben interesave të shteteve dhe siguron rendin global. Macron theksoi se ky është një moment kyç për të mbrojtur sovranitetin dhe pavarësinë kombëtare. Ai shtoi se masa e fundit për stacionimin të ushtrisë franceze në Groenlandë ishte një hap për të mbrojtur këtë territor strategjik, pa “kërcënuar askënd”, por për të mbështetur një aleat dhe një vend tjetër evropian. Kreu i Francës gjithashtu theksoi rëndësinë e G7 në këtë kontekst. Ai theksoi se Franca, përmes presidencës së saj...
Burimi:
top-channel.tv