Bosi i “Cosa Nostra” vdes në moshën 87-vjeçare, kush ishte Benedetto Santapaola, i burgosur përjetë
Ka ndërruar jetë pasditen e së hënës, më 2 mars, bosi mafioz nga Katania, Benedetto Santapaola, i njohur si Nitto. Ai ishte 87 vjeç dhe vuante dënimin me burgim të përjetshëm si një nga krerët më të përgjakshëm të Cosa Nostra. Santapaola mbahej i burgosur në burgun e Opera nën regjimin e ashpër 41 bis, pas arrestimit më 18 maj 1993, në përfundim të një periudhe të gjatë arratie. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, ai ishte transferuar së fundmi në repartin mjekësor të posaçëm për të burgosurit nën regjimin e sigurisë së lartë. Pas vdekjes Prokuroria e Milanos ka urdhëruar kryerjen e autopsisë. I lindur në Catania në vitin 1938, Santapaola konsiderohej një nga drejtuesit kryesorë të mafies siciliane që prej viteve ’70....
Burimi:
top-channel.tv