Boshti ruso-iranian i propagandës: Nga ‘Kulti i Baalit’ te skandali Epstein
Platformat mediatike pro-iraniane dhe ato të mbështetura nga Kremlini kanë shënjestruar lexuesin shqipfolës me një fushatë të re dhe në dukje të sinkronizuar dezinformimi, duke shfrytëzuar bombardimet e fundit në Iran për të përhapur teori konspirative kundër Perëndimit. Bombardimet e SHBA-së dhe Izraelit në Iran kanë shërbyer si një katalizator për një fushatë të re dezinformimi në gjuhën shqipe nga media ruse, iraniane dhe nga ato që riprodhojnë qëndrimet e këtyre të fundit. Një analizë e teksteve të publikuara së fundmi në rrjete të ndryshme tregon një shkrirje të narrativave të makinerisë shtetërore ruse, si rrjeti i dezinformimit “Pravda” në shqip apo ideologët e afërt me Kremlinin, dhe mediave të linjës iraniane që operojnë në gjuhën shqipe, si Gazeta Impakt apo Pars Shqip. Të dyja...
Burimi:
syri.net