Bordi i Paqes/ Trump tërheq ftesën për Kanadanë, pas kritikave të Carney për ‘thyerjen e rendit global’

Bordi i Paqes/ Trump tërheq ftesën për Kanadanë, pas kritikave të Carney për ‘thyerjen e rendit global’

trump dhe carney SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka tërhequr ftesën për Kanadanë për t’u bashkuar me “Bordin e Paqes”, organi i ri ndërkombëtar i krijuar prej tij, dhe i zyrtarizuar ditën e djeshme në Forumin e Davos në Zvicër. Në një postim në platformën Truth Social, drejtuar kryeministrit kanadez Mark Carney, Trump shkroi se Bordi i Paqes po e tërheq ftesën për anëtarësimin e Kanadasë. Presidenti amerikan nuk dha asnjë arsye konkrete për këtë vendim, megjithatë sipas tij Bordi është organizimi më prestigjioz i udhëheqësve që është mbajtur ndonjëherë. "Ju lutem lejoni që kjo letër të shërbejë për të përfaqësuar se Bordi i Paqes po tërheq ftesën e tij drejtuar jush në lidhje me bashkimin e Kanadasë me atë që do...