Bordi i Paqes kërkesë Këshillit të Sigurimit: Hamas të dorëzojë armët!

Bordi i Paqes kërkesë Këshillit të Sigurimit: Hamas të dorëzojë armët!

Organi që mbikëqyr armëpushimin e ndërmjetësuar nga SHBA-të në Gaza pritet t’i kërkojë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të ushtrojë presion mbi grupin militant Hamas për t’u çarmatosur. Sipas një raporti të siguruar nga Associated Press, i hartuar nga “Bordi i Paqes”, një strukturë ndërkombëtare e krijuar nga presidenti amerikan Donald Trump për të mbikëqyrur armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit, kjo çështje pritet të diskutohet të enjten, 21 maj, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për situatën në Lindjen e Mesme. Në raport theksohet se pengesa kryesore për zbatimin e plotë të armëpushimit mbetet refuzimi i Hamasit për të pranuar çarmatim të verifikuar, për të hequr dorë nga kontrolli me forcë dhe për të lejuar një tranzicion të vërtetë civil në Gaza. “Rekonstruksioni...