Bordi i Paqes: Forcat izraelite do të tërhiqen nga lindja e Gazës pasi të çarmatoset Hamasi
Bordi i Paqes ka deklaruar se forcat izraelite do të tërhiqen plotësisht përtej “Linjës së Verdhë” në lindje të Gazës, pasi Hamas të ketë përfunduar procesin e çarmatimit të armëve. Ky njoftim u përsërit pas një takimi midis Nikollaj Mladenovit, drejtorit të përgjithshëm të bordit, dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. Sipas një deklarate të publikuar në rrjetet sociale, objektivi kryesor i Bordit të Paqes është të sigurojë “çarmatimin e plotë të armëve në Shirit dhe kalimin nga sundimi me armë në qeverisje civile”. Zbatimi i qeverisjes civile “do të mbikëqyret nga Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit dhe nga Komisioni i Verifikimit të Zbatimit, në të cilin marrin pjesë si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Bordi i Paqes”, thuhet më tej në deklaratë.
Burimi:
javanews.al