“Bordi i Paqes” fillon nga puna/ Shpalos planin për çarmatosjen e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës
Bordi i Paqes i Donald Trump i ka paraqitur Hamasit një propozim me shkrim se si të çarmatoset, një hap që militantët palestinezë deri tani kanë refuzuar ta marrin, ndërsa presidenti amerikan vazhdon me planin e tij për të ardhmen e Gazës. Propozimi, iu dorëzua Hamasit gjatë takimeve në Kajro gjatë javës së kaluar. Në bisedime morën pjesë Nickolay Mladenov dhe Aryeh Lightstone, thanë të dy burimet e njohura me çështjen. Mladenov është emisar i Bordit të Paqes për Gazën, i emëruar nga Trump. Lightstone është ndihmës amerikan i emisarit të veçantë të Trump, Steve Witkoff. Plani i Trump për Gazën, me të cilin ranë dakord Izraeli dhe Hamasi në tetor, parashikon tërheqjen e trupave izraelite nga Gaza dhe fillimin e rindërtimit ndërsa Hamasi depoziton...
Burimi:
javanews.al