Bombardimet në Venezuelë/ Historia e ndërhyrjeve të SHBA në Amerikën Latine

Bombardimet në Venezuelë/ Historia e ndërhyrjeve të SHBA në Amerikën Latine

Shtetet e Bashkuara kanë kryer një sulm sot në 3 janar ndaj disa objektivave në Venezuelë, përfshirë bazat ushtarake, në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Tensionet me Karakasin lidhet edhe me luftën kundër narkotrafikut.  Operacioni i parë i njohur i SHBA-së brenda territorit venezuelan, një sulm me dronë ndaj një strukture portuale në bregun e vendit, u krye në fillim të dhjetorit nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA). Presidenti Donald Trump deklaroi më 26 dhjetor se “është një strukturë e madhe nga e cila nisen anijet… zona ku ngarkohen drogërat…e  tani nuk ekziston më”. CNN konfirmoi se operacioni u drejtua nga CIA.  Që nga fillimi i vitit 2025, Trump autorizoi CIA-n të kryente operacione në Amerikën Latine, por deri tani sulmet e SHBA-ve ishin kryesisht detare, duke shkatërruar mbi 30 anije dhe shkaktuar rreth...