Boksieri Anthony Joshua përfshihet në aksident me makinë në Nigeri, raportohen dy viktima

Boksieri Anthony Joshua përfshihet në aksident me makinë në Nigeri, raportohen dy viktima

Autoritetet nigeriane thonë se boksieri britanik i peshave të rënda, Anthony Joshua, ka qenë i përfshirë në një aksident automobilistik në autostradën Ogun–Lagos. 36-vjeçari ka rrënjë familjare në Sagamu, një qytet në shtetin Ogun, në jugperëndim të Nigerisë. Policia i ka konfirmuar BBC-së se Joshua ka pësuar lëndime të lehta, por është “mirë”. Komanda e Policisë së Shtetit Ogun, konfirmoi se dy persona kanë vdekur në aksidentin ku u plagos edhe Anthony Joshua. Joshua dhe personat e tjerë të lënduar janë dërguar në “një spital të paidentifikuar”. Top Channel