Bjellorusia në prag të një “marrëveshje të madhe” me ShBA-në

Bjellorusia në prag të një “marrëveshje të madhe” me ShBA-në

(A do të triumfoj “dimplomacia e potasit” e Uashingtonit aty ku diplomacia e sanksioneve të Brukselit dështoj?) Nga Eljanos Kasaj* Minsk, Bjellorusi-Gjatë një interviste me gazetarin kubano-amerikan të RT America (Russian Today/Россия Сегодня), Rick Sanchez, Presidenti bismarkian bjellorus Aliaksandr Lukashenka (Аляксандр Лукашэнка) ka deklaruar se Bjellorusia është gati për një “marrëveshje të madhe” me Shtetet e Bashkuara, por ajo duhet të jetë e përgatitur në mënyrë të tillë që të pasqyrojë interesat e të dy vendeve. “Ne jemi gati për këtë takim. Jemi gati për një marrëveshje, por ajo duhet të përgatitet në mënyrë që të pasqyrohen interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bjellorusisë”, tha Presidenti Lukashenka. Këto fjalë të udhëheqësit bjellorus janë veçanërisht emfazuar prej Agjencisë Telegrafike Bjelloruse BELTA (Беларускае Тэлеграфнае Агенцтва),...