Bjellorusia fillon të marrë raketat balistike ruse Oreshnik, Lukashenko: Është me kapacitet bërthamor

Bjellorusia fillon të marrë raketat balistike ruse Oreshnik, Lukashenko: Është me kapacitet bërthamor

Raketa balistike ruse Oreshnik, e aftë të mbajë koka bërthamore, ka nisur të vendoset në territorin e Bjellorusisë që nga dita e djeshme, e mërkurë, njoftoi presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko, aleat i ngushtë i Rusisë. Deklarata u bë gjatë konferencës vjetore për shtyp në Minsk.  “Oreshnik ndodhet në Bjellorusi që nga dje (e mërkurë) dhe është vendosur në gatishmëri luftarake”, deklaroi Lukashenko. Bjellorusia, ish-republikë sovjetike, ishte një nga territoret nga të cilat Moska nisi sulmin ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022.  Në muajin gusht, presidenti rus Vladimir Putin kishte njoftuar se Rusia kishte filluar prodhimin masiv të kësaj rakete të gjeneratës së fundit, e aftë të mbajë koka bërthamore, duke shtuar se Moska mund ta vendoste atë në Bjellorusi deri në vitin 2025.  Nga ana e saj, Minsku kishte lënë të kuptohej në gusht...