Bizneset europiane dyfishojnë prodhimin në Kinë, nxiten nga kostot e ulëta
Kompanitë europiane po zgjerojnë gjithnjë e më shumë zinxhirët e tyre të furnizimit në Kinë për të mbetur konkurrues në nivel global. Sipas një anketë nga Dhoma e Tregtisë e Bashkimit Europian në Kinë, një e treta e të anketuarve thanë se po zhvendosnin më tej kompanitë e tyre në Pekin, ndërsa 37% e tyre deklaruar se nuk kishin ndryshuar strategjinë e tyre të zinxhirit të furnizimit gjatë dy viteve të fundit. Anketa u bazua në përgjigjet e gati 300 anëtarëve të mbledhur përgjatë muajve janar-shkurt. 68% e bizneseve të anketuara u shprehën se ose do të qëndronin ose do të zgjeronin më tej aktivitetin e sipërmarrjeve të tyre në Kinë. Ndërkohë, kompanitë kineze po marrin gjithnjë e më tepër kontroll mbi zinxhirët e furnizimit...
Burimi:
opinion.al