Bisedime të fshehta në Doha! Irani dhe SHBA afër një marrëveshjeje paqeje, bie çmimi i naftës
Dy nga figurat më të larta të Iranit thuhet se kanë udhëtuar për në Katar, për t’u takuar me kryeministrin e vendit në lidhje me një marrëveshje të mundshme paqeje me SHBA-në. Kryetari i parlamentit Mohammad-Bagher Ghalibaf dhe ministri i jashtëm Abbas Araghchi janë në Doha, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. Një zyrtar i informuar mbi vizitën i tha Reuters se ata do të diskutonin dy çështje kryesore: Ngushtica e Hormuzit Uraniumi i pasuruar i Iranit Ndërkohë, guvernatori i bankës qendrore të Iranit iu bashkua gjithashtu delegacionit, dhe ai ishte atje për të diskutuar lirimin e mundshëm të fondeve të ngrira iraniane si pjesë e çdo marrëveshjeje përfundimtare. Kjo vjen pasi të dyja palët kanë thënë se është bërë përparim deri diku në një marrëveshje...
Burimi:
javanews.al