Bilanc tragjik nga tërmetet në Venezuelë, 2,645 viktima, mbi 12,500 të plagosur
Të paktën 2.645 persona kanë humbur jetën pas tërmeteve shkatërruese që goditën Venezelën javën e kaluar, sipas përditësimit më të fundit të publikuar nga autoritetet e vendit. Ministria e Informacionit bëri të ditur se numri i të plagosurve ka shkuar në 12.666, ndërsa rreth 15.000 persona kanë mbetur të pastrehë. Një ditë më parë, presidentja e përkohshme Delcy Rodríguez kishte raportuar 2.595 viktima, por bilanci është rritur pas kërkimeve dhe verifikimeve të fundit. Autoritetet venezueliane nuk kanë dhënë ende një numër zyrtar të personave të zhdukur. Megjithatë, Kombet e Bashkuara vlerësojnë se numri i tyre mund të arrijë deri në 50.000 persona, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në zonat më të prekura.
Burimi:
vizionplus.tv