Bie meteori në Gjermani, njerëzit dalin të tmerruar nga shtëpitë

Bie meteori në Gjermani, njerëzit dalin të tmerruar nga shtëpitë

Një meteor ka shkaktuar panik në Gjermani. Trupi qiellor ra mbi çatinë e një shtëpie në Koblenz, duke shkaktuar dëme edhe në rajonet përreth Hunsrück dhe Eifel. Megjithatë, policia njoftoi se fatmirësisht, nga ngjarja nuk pati të lënduar. Sipas informacionit të dhëna nga ZDF Heute, meteori përshkoi çatinë e ndërtesës dhe ra në një dhomë gjumi, por në atë moment aty nuk ndodhej askush.Një zëdhënës i forcave te rendit pohoi për Agjencinë Gjermane të Shtypit (dpa), se nuk ka asnjë rrezik të mëtejshëm. Garancitë e tij nuk mjaftuan sidoqoftë popullatën e zones, që përjetoi momente ankthi nga shfaqja e lëmshit të zjarrtë. Dëshmitarët okularë raportuan se panë një objekt të ndritshëm që fluturonte në qiell, i cili shkaktoi frikë dhe spekulime në mediat sociale, e...