Betejë me zjarret dhe të nxehtin, dhjetëra vatra mbeten aktive në Francë e Spanjë. Shqetësuese, rritja e temperaturave

Betejë me zjarret dhe të nxehtin, dhjetëra vatra mbeten aktive në Francë e Spanjë. Shqetësuese, rritja e temperaturave

Zjarrfikësit francezë kanë arritur të mbajnë nën kontroll një nga zjarret më të mëdha që ka përfshirë perëndimin e Francës, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se temperaturat ekstreme të parashikuara për sot mund të favorizojnë riaktivizimin e vatrave. Zjarri, që ka përfshirë zonën pyjore të Landes, në perëndim të Bordeaux, ka djegur rreth 42 mijë hektarë pyje me pisha. Sipas autoriteteve, thatësira e zgjatur dhe valët e njëpasnjëshme të të nxehtit kanë krijuar kushte ideale për përhapjen e flakëve. Autoritetet kanë evakuuar rreth 220 mijë persona, mes tyre banorë dhe turistë, pasi zjarri kërcënoi gadishullin Cap Ferret, në brigjet e Atlantikut. Ndërsa Franca vijon betejën me një nga sezonet më të rënda të zjarreve në historinë e saj, situata mbetet shqetësuese edhe në vende të tjera të...