Belgjika paralajmëron betejë me FIFA-n për revokimin e kartonit të kuq të Balogun
Tensionet mes Federatës Belge të Futbollit (RBFA) dhe FIFA-s po përshkallëzohen, pasi organi drejtues i futbollit botëror duket se po injoron kërkesat e vazhdueshme për sqarim lidhur me rastin e Folarin Balogun. Dje, RBFA reagoi ashpër menjëherë pas lajmit të papritur se pezullimi automatik i lojtarit amerikan ishte hequr. Sot, në një deklaratë të dytë radhazi, federata belge zbulon detaje të reja se si FIFA ka refuzuar të përgjigjet, ka ndryshuar agjendën e takimeve pa paralajmërim dhe ka shmangur çdo shpjegim mbi vendimin e tyre të diskutueshëm. Reagimi i dytë zyrtar i RBFA: “Pasi mësoi përmes raporteve të mediave për vendimin e FIFA-s për të hequr pezullimin automatik të lojtarit Balogun, RBFA i dërgoi një letër FIFA-s duke kërkuar një kopje të vendimit, një shpjegim...
Burimi:
opinion.al