BE sinjalizon “moment të ri” për zgjerimin: Ballkani Perëndimor në fokus të samitit në Bruksel
Këshilli Europian vijon sot samitin dyditor që nisi të enjten në Bruksel, ku në rend dite Ballkani Perëndimor figuron si pika e 13-të e diskutimeve. Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, në letrën e ftesës drejtuar liderëve të bllokut europian ka përmendur samitin e fundit BE-Ballkani Perëndimor të mbajtur në Tivat, duke theksuar se procesi i zgjerimit po hyn në një fazë të re dhe më dinamike. Sipas tij, ekziston një “moment i ri” dhe një “hov i ripërtërirë” në këtë proces. BE-ja mban këtë vjeshtë një diskutim strategjik për zgjerimin dhe reformat, gjë që pritet të konfirmohet në dokumentin përfundimtar të samitit të krerëve të unionit në Bruksel. “Në dritën e vrullit të ri në procesin e zgjerimit dhe duke rikujtuar Deklaratën e Granadës,...
Burimi:
javanews.al