BE shqyrton “anëtarësim të pjesshëm” për Ukrainën, plan me 5 pika në tryezë

BE shqyrton “anëtarësim të pjesshëm” për Ukrainën, plan me 5 pika në tryezë

Bashkimi Evropian po shqyrton një plan të ri për t’i dhënë Ukrainës një formë “anëtarësimi të pjesshëm” që në vitin e ardhshëm, me synimin për të forcuar pozicionin e saj në Evropë dhe për ta afruar më tej me strukturat evropiane. Lajmi është raportuar nga Politico, duke cituar zyrtarë dhe diplomatë evropianë. Katër vjet pas nisjes së luftës me Rusinë, Kievi ka kërkuar që procesi i integrimit të përshpejtohet dhe që Ukraina të përfshihet në BE deri në vitin 2027, si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme paqeje me Moskën. Plani, që ndodhet ende në faza të hershme diskutimi, parashikon që Ukraina të marrë pjesë në strukturat e BE-së dhe në tryezat e vendimmarrjes përpara se të përmbushë plotësisht të gjitha kriteret për anëtarësim të...