BE pezullon ndihmën financiare për Serbinë: Regres me gjyqësorin dhe orientimin gjeopolitik

BE pezullon ndihmën financiare për Serbinë: Regres me gjyqësorin dhe orientimin gjeopolitik

Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se BE ka pezulluar të gjitha financimet për Serbinë për shkak të regresit të konstatuar në sistemin gjyqësor dhe orientimit gjeopolitik të vendit. Kos theksoi se Serbia ka qenë kandidate për anëtarësim në BE për më shumë se një dekadë, por ka shfaqur prapambetje në fusha kyçe si demokracia, liria e fjalës dhe pavarësia e shtypit. “Sot, Serbia është shumë e polarizuar. Ajo ka qenë kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian për më shumë se 10 vjet. Fatkeqësisht, ne e kemi parë atë të bëj regres, veçanërisht kur bëhet fjalë për vlerat si ligjet, demokracia, liria e fjalës dhe, veçanërisht, liria e shtypit. Ka një të ardhme për Serbinë në Bashkimin Evropian, por kursi duhet...