BE përgatitet për krizën: Taksa mbi kompanitë e naftës dhe fonde për të shmangur recesionin

BE përgatitet për krizën: Taksa mbi kompanitë e naftës dhe fonde për të shmangur recesionin

Ndihma shtetërore, një taksë mbi fitimet e tepërta të kompanive të energjisë dhe përdorimi i fondeve të kohezionit për të luftuar faturat e larta të energjisë. Ky është plani i Komisionit Evropian për t’iu përgjigjur emergjencës energjetike. La Repubblica shkruan se masat kryesore do të miratohen javën e ardhshme dhe u përcaktuan dje në mëngjes, 13 prill, gjatë takimit të jashtëzakonshëm të ekzekutivit të BE-së.Pezullimi i Paktit të Stabilitetit është përjashtuar për momentin sepse, sipas Komisionerit të Çështjeve Ekonomike Valdis Dombrovskis, parashikimet aktualisht tregojnë një rënie të ndjeshme të rritjes, por jo një recesion. Megjithatë, e gjithë kjo përmban një premisë mjaft alarmuese të formuluar nga Komisioneri i Energjisë Jorgensen dhe të përshkruar në një dokument që u është shpërndarë kolegëve: nëse Lufta e Gjirit...