BE ndalon një cisternë të dyshuar të “flotës fantazmë” ruse në Mesdhe
Misioni detar i Bashkimit Evropian “Irini”, që vepron në Mesdheun Qendror për zbatimin e embargos së armëve ndaj Libisë, ka ndaluar cisternën e naftës MV SOUTH STAR, e dyshuar se bën pjesë në të ashtuquajturën “flotë fantazmë” të Rusisë. Operacioni i hipjes në bord u zhvillua më 20 korrik dhe kishte si qëllim verifikimin e flamurit të anijes. Ky është një nga hapat më të fundit të Bashkimit Evropian për të shtuar kontrollin ndaj rrjetit të anijeve që dyshohet se përdoren nga Moska për të anashkaluar sanksionet ndërkombëtare. Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, deklaroi se BE-ja po intensifikon presionin ndaj flotës fantazmë ruse. Sipas saj, shtetet anëtare kanë miratuar këtë javë edhe zgjerimin e mandatit të misionit detar...
Burimi:
javanews.al