BE miraton ndalimin e importit të gazit rus

BE miraton ndalimin e importit të gazit rus

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë dhënë këtë të hënë miratimin përfundimtar për planin e ndalimit të plotë të importeve të gazit rus deri në fund të vitit 2027. Vendimi i hap rrugë hyrjes në fuqi të rregullores së re, pavarësisht kundërshtimeve nga disa vende anëtare. Sipas deklaratës së Këshillit të BE-së, ndalimi do të zbatohet në dy faza: fillimisht do të ndalohet importi i gazit natyror të lëngshëm (LNG) nga Rusia, ndërsa furnizimi përmes tubacioneve do të ndërpritet nga data 30 shtator 2027. Rregullorja e miratuar detyron shtetet anëtare të verifikojnë origjinën e furnizimeve me gaz përpara se të autorizojnë importet. Shkelja e këtyre rregullave parashikon gjoba të rënda, që variojnë nga 2.5 milionë euro për individët dhe deri në 40 milionë euro për...