BE me rezerva nafte për 90 ditë, G7 mblidhet urgjentisht për lirimin e 400 milionë fuçive
Bota E Hënë, 9 Mars 2026 13:35 Bashkimi Evropian disponon rezerva të mjaftueshme nafte për të përballuar një krizë të mundshme energjetike, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme vazhdojnë të krijojnë paqëndrueshmëri në tregjet ndërkombëtare të energjisë. Një zëdhënëse e Komisionit Evropian bëri të ditur se të gjitha shtetet anëtare mbajnë rezerva strategjike të naftës ose karburanteve të ngjashme që mund të mbulojnë konsumin për rreth 85 deri në 90 ditë. Sipas saj, çdo vend i BE-së ka detyrimin të informojë Komisionin Evropian nëse vendos të përdorë këto rezerva. Deri më tani, nuk ka pasur njoftime zyrtare për lirimin e rezervave për shkak të situatës aktuale. Zëdhënësja Anna-Kaisa Itkonen sqaroi se disa vende, si Hungaria dhe Sllovakia, kanë shfrytëzuar një pjesë të rezervave të tyre,...
Burimi:
kohajone.com