BE kundërshton kërcënimin e Trump për tarifa 100%
Komisioni Evropian ka dënuar kërcënimin e presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave deri në 100% ndaj importeve nga vendet që miratojnë taksa të reja për shërbimet digjitale të gjigantëve amerikanë të teknologjisë. Brukseli paralajmëroi se do të reagojë me shpejtësi dhe vendosmëri nëse Uashingtoni ndërmerr një hap të tillë. Një zëdhënës i Komisionit Evropian deklaroi se Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare kanë të drejtën sovrane të rregullojnë aktivitetet ekonomike në territorin e tyre, në përputhje me vlerat demokratike dhe angazhimet ndërkombëtare. Sipas tij, ”çdo masë e njëanshme që synon të ndëshkojë politika të tilla legjitime është e pajustifikuar”. Ai theksoi se BE-ja do të mbrojë të drejtat dhe autonominë e saj rregullatore nëse kërcënimet zbatohen. Presidenti Trump kishte paralajmëruar më herët se çdo...
Burimi:
opinion.al