BE: Kriza politike në Kosovë rrezikon fondet e Planit të Rritjes

BE: Kriza politike në Kosovë rrezikon fondet e Planit të Rritjes

Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje për situatën e krijuar politike në Kosovë, e cila e ka futur vendin në një tjetër cikël zgjedhor. Në një deklaratë me shkrim të shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit e BE-së, theksohet se Brukseli u ka bërë vazhdimisht thirrje aktorëve politikë që të garantojnë stabilitet institucional. Sipas deklaratës, mungesa e një konsensusi për një kandidat unifikues për president ka përshpejtuar zhvillimet politike, duke e çuar vendin drejt zgjedhjeve të treta të përgjithshme brenda më pak se 18 muajve. “Na vjen keq që partitë politike nuk identifikuan një figurë unifikuese si kandidat për president, çka do të thotë se Kosova tani po shkon drejt zgjedhjeve të treta të përgjithshme në më pak se 18 muaj”, thuhet në reagimin zyrtar....