BE-ja vendos tarifa për blerje nga Temu, AliExpress dhe kompani të tjera kineze
Bashkimi Evropian ka hequr përjashtimin doganor që lejonte që dërgesat e vogla nga vendet e treta të hynin në bllok pa paguar doganë. Kjo do të thotë se konsumatorët evropianë nuk do të mund të blejnë më mallra përmes platformave të njohura kineze si Shein, Temu dhe AliExpress me kushtet e deritanishme, për shkak të të cilave, produktet e tyre shpesh ishin dukshëm më të lira se mallrat e prodhuara në Bashkimin Evropian. Nga 1 korriku, blerjet online jashtë BE-së me vlerë deri në 150 euro nuk janë më të përjashtuara nga dogana, ka njoftuar Komisioni Evropian (KE). Bëhet fjalë për rregulla që kanë për qëllim krijimin e kushteve më të barabarta për kompanitë e BE-së dhe forcimin e mbrojtjes së konsumatorëve. Presidentja e Komisionit...
Burimi:
javanews.al