BE-Indi, marrëveshje historike, ulen tarifat doganore për eksportet europiane
Bashkimi Evropian dhe India kanë arritur një marrëveshje historike të tregtisë së lirë, pas gati 20 vitesh negociata. Nënshkrimi u bë gjatë samitit tre ditor që po mbahet në Nju Delhi. Marrëveshja parashikon tregti të lirë të mallrave mes BE-së me 27 shtete anëtare dhe Indisë dhe mbulon afro 25 për qind të ekonomisë globale. Sipas Komisionit Evropian, pakti do të ulë ndjeshëm tarifat doganore dhe do të eliminojë gradualisht detyrimet për shumicën e eksporteve evropiane, përfshirë kimikatet, makineritë, pajisjet elektrike, avionët dhe anijet kozmike. Marrëveshja do të lehtësojë gjithashtu aksesin e fermerëve dhe bizneseve të vogla indiane në tregjet evropiane. “Njerëzit në mbarë botën po e quajnë këtë si nënën e të gjitha marrëveshjeve. Kjo marrëveshje do të sjellë mundësi të mëdha për 1.4...
Burimi:
vizionplus.tv