BE i kundërpërgjigjet Trumpit, “ngrin” marrëveshja tregtare me SHBA-të
Ligjvënësit europianë ranë dakord sot, 21 janar, për të “ngrirë” marrëveshjen tregtare BE-SHBA, të arritur verën e kaluar, raporton Euronews. Vendimi rrit presionin mbi marrëdhëniet transatlantike, pasi Trump ka kërcënuar me vendosjen e tarifave të reja ndaj disa vendeve europiane që refuzojnë kërkesën e tij që SHBA-të të marrin kontrollin e Groenlandës. Marrëveshja ishte arritur vitin e kaluar pas javësh tensionesh tregtare, të shkaktuara nga politika agresive e tarifave që Trump riktheu pas ardhjes së tij në pushtet. Edhe pse ekzistonte një marrëveshje politike, ajo ende duhej të zbatohej zyrtarisht nga Parlamenti Europian. Eurodeputetët vendosën të pezullojnë procesin, duke shtyrë zyrtarisht votimin që ishte planifikuar për javën e ardhshme në Komisionin për Tregtinë Ndërkombëtare të Parlamentit Europian. Tensionet u përshkallëzuan më tej pasi Trump deklaroi në rrjetet...
Burimi:
javanews.al