Baza ushtarake amerikane në Itali dhe rregullat e përdorimit të tyre: çfarë mund të ndodhë nëse përfshihet Italia
Italia pret disa baza dhe instalime ushtarake të përdorura nga Shtetet e Bashkuara, si pjesë e marrëveshjeve dypalëshe dhe bashkëpunimit në kuadër të NATO-s. Mes tyre përfshihen aeroportet ushtarake të Aviano-s në Friuli, Sigonella-s në Siçili dhe Ghedi-t në Lombardi; portet e Napolit dhe Gaetës; si dhe bazat Camp Darby në Toskanë dhe Camp Ederle në Veneto, ku ndodhet edhe kazermë Del Din. Përveç këtyre, në territorin italian ka edhe instalime të tjera ushtarake dhe komunikimi, si sistemi MUOS në Niscemi të Siçilisë, i cili ka qenë shpesh në qendër të polemikave për shkak të shqetësimeve mbi emetimet e mundshme të dëmshme. Këto struktura janë nën juridiksionin italian, por përdoren nga forcat amerikane dhe mund të kërkohen nga Uashingtoni për operacione ushtarake, përfshirë edhe në...
Burimi:
syri.net