Barrierë lundruese në Ceuta, shkon në 67 numri i viktimave, situata alarmon BE-në
Pas një prej valëve më të mëdha të emigracionit drejt territorit të saj, Spanja ka nisur të forcojë kufirin detar me Marokun. Autoritetet kanë vendosur një barrierë lundruese 500 metra të gjatë në zonën e Tarajalit, në Ceuta, për të parandaluar hyrjet e reja të paligjshme nga deti. Vendimi vjen vetëm një ditë pasi dhjetëra mijëra emigrantë u dyndën drejt enklavës spanjolle në Afrikën e Veriut, shumë prej tyre duke notuar ose duke kaluar përgjatë vijës bregdetare nga Maroku. Fluksi i paprecedentë u shoqërua me një bilanc tragjik, ku të paktën 67 persona humbën jetën nga mbytja ose shtypja në turmë. Gjatë natës së fundit situata është qetësuar, megjithatë disa emigrantë janë ngjitur në gardhin kufitar për të hyrë në enklavën spanjolle të Melillës Ndërkohë,...
Burimi:
vizionplus.tv