Baroni i drogës që drejtoi kartelin “Sinaloa” dënohet me burgim të përjetshëm

Baroni i drogës që drejtoi kartelin “Sinaloa” dënohet me burgim të përjetshëm

Ismael Zambada García, i njohur si “El Mayo” dhe një nga trafikantët më të fuqishëm të drogës në botë, është dënuar me burgim të përjetshëm pa të drejtë lirimi me kusht nga një gjykatë federale në Bruklin, Nju Jork. 76-vjeçari, bashkëthemelues i kartelit famëkeq Sinaloa së bashku me Joaquín “El Chapo” Guzmán, u shpall fajtor për drejtimin e një organizate kriminale të vazhdueshme, një akuzë që përfshinte 85 shkelje të ligjit. Ai kishte pranuar fajësinë në muajin gusht të vitit të kaluar dhe kishte rënë dakord me dënimin e përjetshëm, si edhe me konfiskimin e pasurisë në vlerë 15 miliardë dollarë. Sipas autoriteteve amerikane, për gati katër dekada “El Mayo” drejtoi trafikun e miliona kilogramëve kokainë, fentanili, metamfetamine dhe heroine drejt Shteteve të Bashkuara, duke grumbulluar miliarda dollarë fitime....