Balona nga Bjellorusia mbyllin aeroportin e Vilniusit për 75 minuta, autoritetet lituaneze flasin për rrezik ndaj sigurisë ajrore
Aeroporti ndërkombëtar në kryeqytetin e Lituanisë u mbyll për rreth 75 minuta pasditen e sotme, pasi në hapësirën ajrore u panë balona meteorologjike që hynin nga drejtimi i Bjellorusisë. Sipas autoriteteve, objektet përbënin rrezik për sigurinë e fluturimeve. Qendra lituaneze e menaxhimit të krizave njoftoi rreth orës 20:30 për praninë e balonave në zonë, duke bërë që aeroporti të ndërpriste përkohësisht operacionet. Pas verifikimeve, aktiviteti u rikthye në normalitet. Аэропорт Вильнюса снова закрыт из-за метеозондов, залетевших из Беларусиhttps://t.co/ImT0vfocZ1 pic.twitter.com/Gnk0jRjSkA — Зеркало | Новости (@zerkalo_io) February 17, 2026 Aeroporti, i vendosur rreth 30 kilometra nga kufiri me Bjellorusinë, është mbyllur të paktën 11 herë për incidente të ngjashme që nga fillimi i tetorit. Autoritetet lituaneze pretendojnë se balona të tilla dërgohen nga kontrabandistë nga Bjellorusia dhe...
Burimi:
top-channel.tv