Bahreini arreston 41 persona të lidhur me IRGC-në e Iranit

Bahreini arreston 41 persona të lidhur me IRGC-në e Iranit

Dyzet e një anëtarë të një grupi të lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) janë arrestuar në Bahrein, njoftoi sot Ministria e Brendshme e vendit, raportoi agjencia shtetërore BNA. Ky veprim ka ardhur si rezultat i raporteve të sigurisë dhe hetimeve të kryera nga prokuroria publike për raste spiunazhi dhe ndërhyrjeje të huaj. Procedurat ligjore ndaj të ndaluarve janë duke vazhduar, ndërsa operacionet e kërkimit dhe hetimit po vijojnë “kundër çdo personi që vërtetohet se është i përfshirë në aktivitetet e kësaj organizate ose në veprime që shkelin ligjin”. Autoritetet e Bahreinit kishin arrestuar më herët edhe persona të tjerë që, sipas tyre, ishin të lidhur me IRGC-në, në mes të përshkallëzimit rajonal që nisi me sulmet e SHBA-së dhe Izraelit...