Bad Bunny vendos rekord të ri pas Super Bowl, miliona dëgjime në një ditë në SHBA
Transmetimet muzikore të Bad Bunny në SHBA pësuan një rritje të menjëhershme pas performancës së tij në pushimin e Super Bowl, duke u rritur me 175% të hënën pas finales krahasuar me të njëjtën ditë një javë më parë. Sipas të dhënave të kompanisë analitike Luminate, artisti arriti 99.6 milionë dëgjime brenda një dite, nga 36.2 milionë që kishte regjistruar të hënën e mëparshme. Krahasimi konsiderohet domethënës pasi 2 shkurti kishte qenë dita pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve Grammy 2026, ku artisti portorikan – emri i vërtetë i të cilit është Benito Antonio Martínez Ocasio – fitoi çmimin për Albumin e Vitit, duke u bërë i pari që e merr këtë vlerësim me një album tërësisht në spanjisht. Edhe atë ditë transmetimet e tij...
Burimi:
top-channel.tv