Azilkërkuesi nga Sudani tentoi të ekzekutonte 40-vjeçarin britanik, “shpërthejnë” protestat në Belfast
Një sulm me thikë në Belfast, në të cilin një 40-vjeçar i bardhë u plagos rëndë nga një azilkërkues nga Sudani, ka shkaktuar protesta dhe trazira në Irlandën e Veriut dhe në pjesë të tjera të Mbretërisë së Bashkuar. Një video e shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, e cila tregoi momenti kur sudanezi qëllonte vazhdimisht në qafë dhe në kokë viktimën që ndodhej tashmë në tokë, bëri xhiron e rrjetit e u kthye në shkëndijën e indinjatës popullore. Kalimtarët ndërhynë dhe e ndaluan agresorin deri në mbërritjen e policisë. Raportet në media tregojnë se azilkërkuesi sudanez është akuzuar për tentativë vrasjeje. Por vënia në lëvizje e mekanizmit të drejtësisë, nuk ndaloi protestat anti-emigracion, që u shoqëruan me përplasje me forcat e rendit, automjete të djegura,...
Burimi:
top-channel.tv